Zemheri – Stuhi dashurie

Ky vit ka nisur me seriale te reja në ekranet turke dhe jo vetëm. Zemheri – Stuhi dashurie është seriali më i ri turk, me një fabul shumë të bukur dhe të dhimbshme.

Zemheri-Stuhi dashurie do të thotë dimëri i zi, pjesa më e acartë dhe e ftohtë e dimrit, kështu ështe edhe jeta e tyre.

Dy personazhet kryesore janë Firuze dhe Ayaz. Dy zemra të bukura, dy fëmijë që mbartin familje sipër tyre.

Takimi i tyre në universitet ishte një nga më të bukurit. Pas lidhjes së tyre dhe endrrave të shumta, të tjerë dalin në skenë… Fati i bashkoi, por rrethanat dhe të tjerët i ndajnë.

Bindja e padrejtë e babait të saj në aksidentin e ashensorit që vrau trembëdhjetë vetë e nxiti Firuzen që të mbajtë përgjegjësinë për të qenë njeriu i shtëpisë.

Ndërsa Ayaz sakrifikon Firuzen për nënën e tij dhe detyrohet të martohet me dikë tjetër.

Zemheri, seriali që po korr sukses dhe po mban mbërthyer shikuesit pas ekranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *