Trokit në Derën Time/ Çfarë do të ndodhë sonte në episodin 23?!

Përmbledhja e episodit 23 të serialit “Trokit në Deren Time” në atmosferë festash.

Në mes të dashurisë së Serkanit dhe Edës, Balca bie si një “surprizë”.

Drejtoresha e re e PR-it përpiqet të mos humbasë mundësitë për tu afruar me Serkanin. Kjo sepse ajo mendon se Serkan do të jetë dashuria e jetës së saj. Madje Balça përpiqet të krijojë marrëveshje speciale vetem e vetem që të jetë me Serkanin.

Edhe pse Serkan thotë se Balca nuk është e interesuar për të dhe është thjesht një punonjëse e varur nga puna, Eda i kupton qëllimet e vajzës.

Po ashtu, edhe pse Serkan nuk tregon interes për vajzën, Eda është e sigurt që Balca është pas tij.

Kur Serkan këmbëngul në mendimin e tij, ata vendosin një bast. Për të kuptuar nëse Balca ka interes për Serkanin, ata të dy provojnë metoda të ndryshme në mënyrën e tyre. Ndërkohë, miqtë e Edës nuk qëndrojnë duarkryq dhe shkojnë pas Balcës për ta kapur një flagrancë.

Këto përpjekje të Melos dhe Fifit u japin atyre përvoja interesante. Ndërsa po punon për një tender që kompania po përgatit, Balca vendos një kurth të poshtër për Edën.
Ndërsa Eda po bën disa përgatitje për partnerin sekret të shefit të saj, ajo nuk është në dijeni se në të vërtetë punon për gjyshen e saj.
Si rezultati i tenderit dhe hyrja e Edës në jetën e gjyshes së saj në të njëjtën ditë krijon surpriza të mëdha për Serkanin dhe veçanërisht Edën.

Ama sebashku me miqte e tyre ato kalojnë disa momente të bukura në patinazh.

Keto edhe shumë të tjera priten të jepen sonte në episodin e 23 të Sen Cal Kapimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *