Pas një dite të gjatë pa ngrënë, trupi i njeriut ka nevojë për lëngje. Një pjatë supe me thjerrëza do të ishte ideale si pjatë e parë. Pasi, thjerrëzat janë një bimë bishtajore e pasur me hekur dhe proteina dhe nuk përmbajnë yndyrë dhe kolesterol.
Supa me thjerrëza është shumë e ushqyeshme, e thjeshtë, e shijshme dhe shumë e lehtë në përgatitje.
Përbërësit:
- 100 gr thjerrëza të kuqe
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 patate
- 1 domate
- 1 thelb hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë
- Piper i kuq

Përgatitja:
Vendosim tenxheren me vaj, shtojmë qepën dhe e kaurdisim pak duke shtuar domaten, karrotat, hudhrën dhe patatet të prera imët. Pasi i kemi kaurdisur për pak minuta, shtojmë thjerrëzat, ujin dhe kripën duke i lënë përbërësit të ziejnë për rreth 20 minuta.
Më pas e kalojmë supën në blender për ta kthyer në krem. E servirim duke e spërkatur me pak gjalpë dhe piper të kuq, ose sipas dëshirës mund ti shtojmë dhe pak lëng limoni dhe majdanoz.
Provojeni dhe shijojeni.
Ju bëftë mirë!