Zumruduanka, seriali më i ri që ka nisur mbrëmë transmetimet në kanalin turk Fox Tv.
Personazhet kryesorë janë Alp Navruz në rolin e Serhat dhe Ceren Yılmaz në rolin e Zumrut.
Zümrüt Kuloğlu është një vajzë e thjeshtë që jeton me babanë, nënën dhe dy motrat e saj në lagjen më të varfër të Nevşehir, dhe punon në fabrikën e Demirkajve, një nga familjet më të fuqishme të Anadollisë Qendrore…
Nëna e Zümrüt, Ülfet vazhdimisht ankohet për gjendjen e vështirë ekonimike në të cilën ndodhen.
Synimi i saj është që të martojë vajzat e saj me një fat të mire. Ulfet është një grua e dhënë shumë pas llogarive dhe interesit.
Zümrüt, nga njëra anë përpiqet të përballojë presionet e saj, nga ana tjetër ajo përpiqet të fshehë propozimin e martesës së Adil Beut, një prej trashëgimtarëve të Demirkan.
Sidoqoftë, Ülfet do ta mësojë këtë dhe do të aplikojë 100 dredhira dhe lloje lojrash për ta vendosur vajzën e saj në tryezën e dasmës.
Zumrut nuk dëshiron sepse ajo ka një sekret që e bren zemrën e saj. Zümrüt është e dashuruar me Serhat, nipin e Demirkajve që pretendohet se vdiq në Siri…
Pas gjithë lojrave Zumrut duhet të martohet me xhaxhain e njeriut të zemrës së saj. Duke e menduar të vdekur Serhatin ajo detyrohet të martohet. Xhaxhai i Serhatit nuk ka pasur dijeni për lidhjen e tij dhe Zumrut. Ditën e martesës Serhat kthehet në vendlindje dhe shikon xhaxhain duke u martuar me Zumrut, vajzën që ai dashuronte dhe i kish premtuar që do të kthehej.
Cfarë do të ndodhë tani që Serhat u rikthye?
Një serial me një histori tepër të vecantë dhe tërheqës.
One thought on “Startoi Zumruduanka/ Jeni kuriozë të njiheni me serialin më të ri?”