Kur bëhet fjalë për pastrimin, enët prej inoksi janë gjithmonë një problem më vete. Në qoftë se bëni gabime gjatë pastrimit të inoksit të pastër, veshja me krom e saj do të prishet duke kompromentuar në këtë mënyrë sipërfaqen e objektit.
Ndodhur në këto kushte, në vijim do t’ju sjellim disa truke të cilat ju vijnë në ndihmë për të minimizuar problemin tuaj.
-Përdorni një pastrues për larjen e enëve
Nëse janë formuar njolla, hiqini ato menjëherë me një pastrues të thjeshtë. Vendoseni në zonën që doni të trajtoni dhe me ndihmën e një sfungjeri fërkojeni. Nëse e shikoni të nevojshme, mund të zhysni fillimisht objektin në ujë të ngrohtë për disa momente. Heqja e njollave do të bëhet më e lehtë.
-Sodë buke
Për të eleminuar njollat e djegies, për këtë ju vjen në ndihmë soda e bukës. Shpërndani një sasi të vogël sode buke dhe pastaj përdorni një leckë të butë për të fërkuar. Lëvizjet duhet të jenë delikate deri në heqjen e plotë të njollave. Kjo procedurë mund të përdoret edhe për të pastruar njollat e kafes apo çajit. Nuk rekomandohen materialet e leshit për pastrimin e inoksit.
-Uthulla për eleminimin e smërçit
Një nga truket më të mira për të larguar smërçin në materialet e inoksit është dhe përdorimi i uthullës. Mjafton një sasi e vogël uthulle në një leckë të butë dhe fërkojeni derisa të këni një pastrim të plotë. Mund të përdorni edhe lëng limoni.