Sefirin Kizi/ Përmbledhja e episodit 6, që surprizoi të gjithë!

Sefirin Kizi tashmë dihet që çdo ditë e më shumë po korr sukses anë e mbanë globit.

Mbrëmë u transmetua episodi i 6 i “Vajza e Ambasadorit”!

Por, le të ndalemi dhe të bëjmë një përmbledhje të shkurtër, për të gjithë ju që nuk e keni ndjekur akoma.

Nare arrin tu shpëtojë rrëmbyesve dhe shkon tek Sançar e Gediz. (Më detajisht lexo këtu)

Pöłicîä mbërrin dhe kërkon arrestimin e djemve. Nare i beson që janë të pafajshēm. Në komisariat Sançar dhe Gediz debatojnë për çeshtjen e Nares.

Nare ka gjithë kohës halucinacione, dhe makthe.

Ndërkohë familjes së Sançar u konfiskohen shtëpia dhe paratë!

Halise me Jahyan dhe nuset detyrohet të  jetojnë tek shtëpia Gedizit!

Gediz dhe Sançar dalin nga burgu, për një qëllim! Gjetjen e rrëmbyesve të Nares.

Sançar lexon gati gjithë ditën deshminë e Nares, dhe I kujtohet kur ai nuk e besoi 8 vite më parë!

Sançar merr vesh që rrëmbyesit i kishte urdhëruar vëllai i Menekshes, dhe i xhindosur shkon dhe ja plas në fytyrë Menekshes, e cila humb ndjenjat.

Sançar merr Naren dhe nisen të marrin Melek! Gjatë rrugës Nare vendos make-up për të mbuluar shenjat e dhunës. Në një moment Sançar I tregon duke e prekur në fytyrë shenjën që akoma dukej, dheeee shikimet e tyre ishin shumë emocionuese.

Por, çfarë ndodhi mbrëmë në Sefirin Kizi që të gjithë mbetën gojë hapur?

….. surpriza që la të gjithë gojëhapur ishte që Akin dhe Muga janë të lidhur së bashku. Akin pretendon të blejë shtëpinë e Sançarit, më pretekstin për ti bërë qejfin Muges, (dikur ishte shtëpia e gjyshit të saj)por në fakt e bën për tu hakmarrë me Sançarin.

Këtu edhe mbaron episodi i 6 i serialit “Vajza e Ambasadorit!”!

Një episod plot shikime emocionuese, drama, të vërteta, fakte dhe pa harruar komeditë nga Elvan dhe Dudu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *