Sefirin Kizi – Episodi 32/ Të vërtetat që dalin në shesh

Seriali “Sefirin Kizi” që mban pas vetes mijera shikues po behet edhe më interesant. 

Përmbledhja e episodit 32 që do të dalë të hënën.

Nare dhe Sancar ndahen, por që të dy vendosin të mbrojnë njëri-tjetrin dhe jo të shërojnë plagët e tyre. Nare ndahet Nga Sancari per ta mbrojtur atë.

Nare bashkëpunon me Gedizin për të mbrojtur Sancarin nga Kahramani, i cili po e ngushton rrethin me vendodhjen e Akinit.

Ajo madje pranoi të shkonte edhe tek babai saj për Sancarin.

Nga ana tjetër, Sancar përpiqet ta mbrojë Naren nga telashet dhe përpiqet të mbajë familjen e tij por dhe Melek që të mos e fajësojnë Naren. Ai nuk lejon askend që tja vejnë fajin Nares.

Sancar arrin tek Sahra ndërsa ndiqte Gedizin. Sançar me Kavrukun i shikojnë teksa takohen Sahra me Gedizin tek vendi i Gedizit dhe në fund puthen. 

Sancar pas asaj çfarë pa bëhet dyshues ndaj Sahras dhe kështu arrin në lojën e Menekshës.

Sancar përballet me realitetin: ai nuk do të ketë një djalë.

Ndërsa gjithçka shembet si një lojë shahu dhe të gjitha lojërat janë të ekspozuara, duket se një person do të fitojë. Dhe ai është Kahramani!

Flitet që Xhejlan mund të lindi kete episod, presim ta shohim.

Keto dhe shumë të tjera do ti ndiqni të henen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *