Sefirin Kizi/ Çfarë do të ndodhë sonte në episodit 31

Sonte transmetohet seriali Sefirin Kizi – Vajza e Ambasadorit në kanalin Turk ora 20:00 dhe 19:00 Al.

Permbledhja e episodit 31:

Gediz, i cili po përpiqet të gjejë Akın për muaj me radhë vetëm e vetëm për Sancarin ka dy pengesa për të kapërcyer: Sahran dhe Kahramanin.

Duke parë që hendeku midis Nares dhe tij po zgjerohet, Sancar përgatit një surprizë për Nare.

Të dy së bashku dalin për herë të parë ne jetën e tyre në një darkë dhe përpiqen të merren vesh.

Kur ishin të rinj, Sancari ishte aq i varfër saqë nuk kishte lek për ta qërasur vajzën e Ambasadorit me një çaj. Por ngjarjet rrodhën në mënyra të ndryshme.

Dhe ja, Tek dalin sonte në një restorant për të darkuar si një cift normal.

A do të jenë të lumtur Sancar dhe Nare gjatë kesaj darke?!

Sigurisht që darka filloi në menyren më të bukur të mundshme. Ama gjate mbremjes u fut në skenë Menekshe për të prishur cdo gjë.

Nare merzitet dhe kerkon të ikë në shtëpi. Sançar shkon në shtëpinë e Nares për të marrë hallën. Me këtë rast Sançari mori edhe Sahran me vete.

A është Nare vërtet e lumtur një ditë para dasmës së tyre apo po luan lojën e lumturisë siç bën gjithmonë?

Keto dhe shumë të tjera do ti ndiqni sonte.
Shikim të këndshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *