Sefirin Kizi/ Cfarë do të ndodhë në episodin e rradhës?

Vajza e Ambasadorit (Sefirin Kizi) transmetohet cdo të hënë, ora 20:00 në Star Tv Turqi. Këtë të hënë transmetohet episodi 6, dhe pritet të zhvillohen ngjarje interesante, duke ju bashkuar kastit edhe 2 personazhe të rinj, në rolin e komisarëve.

Menjëherë sapo Nare mbërrin tek Sancar dhe Gediz për ti paralajmëruar se babi i saj u ka ngritur kurth, vjen policia.

Nëse shikojmë fatin, pretendohet që dy miqtë e vjetër, do të mbyllen në të njëjtën qeli te burgut, krah për krah për shumë vite….

Gediz dhe Sancar debatojnë në paraburgim për cështjen e Nares. Sancar i shfryhet Gedizit  që kurrrë nuk do të ja hidhtë sytë nuses së shokut të ngushtë, dhe tregon që nuk mund ti besoj sepse kështu është ai dhe ky është ndëshkimi i tij. Gediz preket nga Sancar dhe i rrjedhin lotët.

Të dy së bashku që “Ortakëria vazhdon, miqësia ka mbaruar” tani kanë një synim të përbashkët. Nuk mund të hyjnë në burg pa gjetur personat se kush e sulmuan Naren. Derisa ta gjejnë personin ose personat përgjegjës, ata as nuk mendojnë për familje dhe as nuk mendojnë për vitet që do të kalojnë në burg.

Nare i thotë Sancar: “Ti nuk më besove mua kur unë isha e pafajshme, por unë të besoj edhe nqs je fajtor!”

Të gjitha pasuritë e Sancar dhe Gediz janë marrë bllokuar, familja Efeoğlu humbet rezidencën e tyre.  Halisefe e cila ishte jetime dhe ka qenë punëtore në atë rezidencë që gjithnjë shëtiste me kokën e përkulur, sot ajo largohet nga rezidenca me kokën e përkulur edhe një herë.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ajo detyrohet të jetojë me Naren nën të njëjtën çati dhe ajo detyrohet të shikojë edhe fytyrën e plagosur të Nare.  Këto plagë janë ato për të cilat ajo është në të vërtetë përgjegjëse.

Ndërsa Nare po mundohet të merret me sulmin që ajo ka pësuar, ajo gjithashtu po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet në mënyrë që të trajtojë dhe të ndihmojë në çështjet në lidhje me dy partnerët në mungesë të tyre.  Kjo për shkak se ajo beson plotësisht ne pafajësinë e atyre që i do me gjithë zemër.

Për më tepër ndjekim serialin nesër!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *