Rutina që duhet të ndiqni për të pasur një lëkurë të butë çdo mëngjes

Ekziston një lloj rutine e cila duhet të ndiqet nga të gjithë ata që duan të kenë një lëkurë të butë dhe të shndërritshme.

Në kohërat që po jetojmë po shohim gjithnjë e më shumë që po i kushtohet një vëmendje e vecantë grimit natyral. Ndodhur në këto kushte, edhe defektet që mbart lëkura janë më shumë të dukshme.

Po ata që kanë probleme me lëkurën dhe duan një fytyrë të pastër si duhet t’ja bëjnë?

E thjeshtë! Vetëm duke zbatuar disa këshilla dhe truqe, lëkura jonë do të jetë më e bukir dhe më e pastër;

Aplikimi i kësaj recete është i këshillueshëm të bëhet në darkë në momentin kur jeni të qeta. Kur jeni të stresuara, qelizat nuk janë në gjendje të reagojnë njësoj.

-Pastroni lëkurën nga grimi i vendosur gjatë ditës

Me ndihmën e një pastruesi grimi dhe një sfungjeri, fshijmë grimin.

1

Lëkura duhet pastruar me bazë qumësht dhe përhapeni me duar derisa i gjithë makijazhi të jetë shkrirë.

2

Me ndihmën e një peshqiri të lagur me ujë të vakët, hiqni qumështin pastrues. Peshqiri pastron poret më thellë dhe më mirë.

3

Pambukun lageni më tëj me tonik revitalizues dhe fërkoni lëkurën për një pastrim më të thellë.

4

Hapa të tillë duhet t’i ndiqni përnatë. Kur të shtriheni, lëkura do të jetë e pastër dhe në mëngjes e aftë të rigjenerojë veten. Kurrsesi nuk duhet të flini me grim natën pasi do të shfaqen akne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *