Recetë/ Makarona në furrë me domate dhe borzilok

Makarona në furrë me domate dhe borzilok

Makaronat janë një ndër ushqimet e preferuara tonat. Ka shumë lloje mënyrash në përgatitjen e tyre. E rëndësishme ështe të zgjedhësh përbërësit dhe gjithçka është gati.

Por, për të gjithë ju që nuk e keni gatuar akoma darkën ja një ide fantastike dhe e lehtë në pergatitje: Makarona me domate dhe borzilok në furrë!

Përbërësit:

  • vaj ulliri
  • 1 kokërr qepë
  • 1 karrotë
  • 2 thelpinj hudhra
  • 400g domate të vogla
  • 500g makarona/1 pako (mund ti zgjidhni sipas dëshirës suaj)
  • Djath pice
  • Rigon
  • Borzilok
  • Kripë

Përgatitja:

Në një tigan, ngrohim vajin mbi një nxehtësi të mesme.  Skuqim qepën dhe karrotën për 5 minuta, ose deri sa të jenë zbutur.  Shtojmë pastaj hudhrën dhe domatet e prera imët duke i përzier për 2-3 minuta të tjera.

Më pas u hedhim 350 ml ujë, duke ngritur volumin e zjarrit dhe i ziejmë per 20 minuta.

Ndërkohë,në një tenxhere me ujë të valuar hedhim makaronat, duke u shtuar kripën. Gjatë kësaj kohe ngrohim furrën në temperaturën 200° C.

Marrim një tepsi dhe i përziejmë së bashku salcën e përfituar me makaronat e ziera.

Në fund, para se ta fusim në furrë i hedhim pak djathë sipër dhe e pjekim në furrë për 15 minuta, ose derisa të kenë marrë ngjyrën e pjekjes dhe salca është reduktuar.

Pasi i heqim nga furra i zbukurojmë me borzilok.

Makaronat me domate dhe borzilok janë gati!

Ju bëftë mirë! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *