Përmbledhja e episodit 19 të “Trokit në Derën Time”

“Trokit në derën time” ka ndryshuar ditën e transmetimit, ku tani e tutje do jepet Cdo te shtunë në mbremje.

Përmbledhja e episodit:

Diskutimet e fundit të Edës dhe Serkanit përfunduan kur Eda i tha se tani e tutje do të takohej me njerëz të tjerë.

Melo dhe Fifi i dergojnë lule Edën në mënyrë anonime, në mënyrë që Serkani të ndihej xheloz.

Serkani fillon dhe ndihet i hidhëruar që Eda mund ta harrojë atë kaq shpejt. Por nga ana tjetër, ai duhet të paguajë për gabimin e babait të tij.

Ai mendon se Eda do të rrëshqasë nga duart e tij përgjithmonë.

Lulet që i erdhën Edës nga një njeri anonim, do tensionojnë situatën.

Serkani shkon pas Edës për të folur dhe për t’i treguar asaj për aksidentin vite më parë, emrin që fshihet pas vdekjes së nënës dhe babait të Edës.

Ajo që Serkan dëshiron t’i tregojë Edës është mjaft e vështirë dhe se si i mësoi atë është gjithashtu e rëndësishme.

Serkan dëshiron të krijojë një vend ku ata mund të qëndrojnë vetëm dhe të flasin gjatë, ku askush nuk do t’i shqetësojë ata.

Në mëngjesin e natës që kaluan së bashku , një surprizë e keqe e pret Edën me ardhjen e Selinit në shtëpinë e Serkanit. Çfarë do të vendosë Eda pasi të mësojë të vërtetën?

Ajdan vendos të bashkojë ciftin Eda Serkan. Ajo thur plane për te shkuar tek shtepia e Edës.

A do të kapërcejë dashuria gjithçka ? Shohim këtë të shtunën në ora 19:00  dhe neser me perkthim në faqen tonë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *