Pancake/ Ja si t’i përgatisni për një mëngjes të ëmbël

Pancake është nje lloj krepe e servirur për mëngjes sidomos në Amerikën Veriore. Pse jo të mos e provojmë edhe ne?

E kush nuk do të donte ta vazhdonte mëngjesin dhe ditën me keto pancake.

Janë një zgjedhje ideale për nje mëngjes të shijshëm dhe të ëmbël.

Në përgjithësi Pancakes-et janë të ëmbla dhe shoqerohen me shurup pane, shurup frutash, recel apo mjalt. Por mund të jenë edhe të kripur me gjalp të shkrirë, vezë apo proshutë. E gjitha është në zgjedhjen tuaj!

Përbërësit për 12 pancakes:

125gr miell, 200ml qumësht, 25gr gjalp, 2 vezë, 1 lugë sheqer, pak kripë

Për zbukurim:

Shurup, mjalt, recel, sheqer pluhur, fruta sipas dëshires, apo edhe dekorimi të bukura sic vetëm ju dini ti bëni.

Përgatitja:

-Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi 30 minuta përpara se të fillojmë përgatitjen e recetës.

-Në një enë përziejmë miellin, copat e gjalpit në temperaturë ambjenti, sheqerin dhe kripën.

-Shtojmë ngadalë të verdhat e vezëve dhe qumështin duke vazhduar përzierjen me një rrahës elektrik dërisa të përftohet një krem/ masë homogjene.

-Rrahim të bardhët e vezëve derisa të mos bien nga ena dhe ia shtojmë masës së mësipermë duke i lënë të pushojnë së bashku për pak minuta.

-Më pas vendosim në zjarr një tigan të vogël me diametër 10/12 apo 15cm në të cilin shkrijmë copëza gjalpi.

-Hedhim një garuzhde nga masa e formuar dhe e lemë pak minuta në zjarr të avashem derisa të marrë ngjyrë të artë duke e kthyer më pas nga ana tjetër.

-Pancakët e sapo hequra nga zjarri i vendosim njëra mbi tjetrën duke i spërkatur me sheqer pluhur dhe duke i hedhur sipas dëshires recel, mjaltë apo shurup.

Keshillë: Në receta të ndryshme, për ti bërë Pancakët më të fryra i hidhet pak sode buke apo maja birre. Gjithashtu për ti shoqëruar mund të përdoret nutela, pana e ëmbël, gjalp kikiriku, fruta etj.

Keto ishin edhe pankekët për një mëngjes ideal.

Pancake
Pancake

Ju bëftë mirë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *