Aktorja shumë e dashur për publikun Neslihan Atagul i ka ardhur një ftesë Nga tregu ndërkombëtar.
Neslihan ka nenshkruar një kontratë për një projekt global që do të vijë së shpejti.
Ajo e gëzuar rreth ketij fakti eshte shprehur se: “Një nga qëllimet e mia ishte të luaja në projekte globale dhe filma të pavarur.
Jam e ngazëllyer që po bëj një hap në këtë drejtim dhe do të ekspozoj profesionin tim jashtë vendit për një audiencë shumë më të gjerë.” Kaq ka qene deklarata e saj pa dhënë shumë informacione të metejshme.
Neslihan ka luajtur në shumë seriale dhe filma të ndryshëm në turqi. Filmi i saj i parë ka qenë në 2006. Dhe që atë kohe Nesli ka terhequr vëmendjen me aktrimin e saj.
“Kara Sevda” mban titullin kür Neslihan arriti të fitonte mijera ndjekes dhe dashuri nga e gjithë bota. Kulmi I karrierës së saj ishte pikerisht ky serial. Ku luante rolin e Nihanit, vajzës tekanjoze, e buzeqeshur që cdo gjë arrin të bejë për familjen e saj. Nihan heq dorë nga dashuria vetëm e vetem që të mbajë sekretin e familjes. Në kete rol ka luajtur me aktorin Burak Ozcivit.
Kara Sevda është transmetuar gjate periudhës 2015-2017 dhe akoma sot flitet me nostalgji dHe plot pasion rreth keti seriali.
Epo sigurisht, Kush nuk i mban mend Nihan dhe Kemal?!
Neslihan aktualisht po luan tek seriali shumë i pelqyer Sefirin Kizi – Vajza e Ambasadorit me karakterin e Nares, vajzës se ambasadorit. E cila bie në dashuri me Sançarin në vendlindjen e saj. Si një vajzë ambasadori, Nare është në levizje neper botë.
Ama, në verë preferon të shkojë në vendlindje, ju ka edhe dashurine e saj. Sapo babai i saj e merr vesh, mundohet ta largonë Naren dhe nuk e aprovon lidhjen e tyre.
Pas kesaj ngjarjet marrin drejtime të ndryshme. Nga palumturia ë tyre kjo dashuri kthehet në legjendë.
Ashtu siç di vetem Neslihan, i “qan” rolet e saj.
Nesli kudo që luan shkëlqen, sigurisht që edhe këtë rradhë do shëndrisë.
Për të gjithë ndjekësit, dashamirësit e Neslihan Atagul, së shpejti presim ta shohim në tregun ndërkombëtar yllin e kinematografisë turke.
Deri atëherë, le të ndjekim Sefirin Kizi.