Mëngjesi ideal/ Omletë me spinaq për një ditë plot energji

Nëse jeni duke kërkuar për një recetë që të nisni ditën plot me energji, Guzel Serial ju sjell një recetë fantastike omëlete. Kjo omletë është super e shëndetshme ndërsa duhen vetëm pak minuta për ta përgatitur!

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • gjysmë qepë të grirë
  • 2 lugë djathë të grirë
  • 1 lugë gjalpë për skuqje
  • 2-3 kërpudha
  • spinaq
  • kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan shkrijmë gjalpin, pastaj shpërlajmë spinaqin dhe e hedhim në tigan për ta skuqur në pak minuta.

Në një tas hedhim vezët, piper dhe një majë luge kripë dhe i trazojmë sëbashku.

Në momentin që spinaqi është gati hedhim qepën e grirë dhe kërpudhat duke i fërguar.

Pasi skuqet spinaqi me kerpudhat dhe qepen, hedhim vezët dhe i trazojmë në tigan.

Në momentin që shohim se veza po fillon të mpikset, shtojmë edhe djathin e grirë.

Tashmë është gati! Na duhet vetëm ta shërbëjmë në një pjatë, shoqeruar me domate, djathë të bardhë dhe avokado.

Ja ku keni një omletë super të shijshme për mëngjesin tuaj!

Ju bëftë mirë dhe ditë të mbarë plot energji!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *