Episodi 8/ Çfarë do të ndodhë të hënën në Sefirin Kizi?

Seriali Vajza e Ambasadorit (Seririn Kizi) transmetoi episodin e 7 të hënë e kaluar në kanalin turk StarTv.

Në episodin 8 do të ndiqni: Nare i shkruan një letër Gedizit ku i bën të ditur që po largohet dhe amaneti i tij është Sançar.

Gediz qan për largimin e Nares.

Sançar nga ana tjetër qan se dëboj nënën e tij nga shtëpia, por e kthen përsëri atë.

Gediz lajmëron Sançarin se Nare ka ikur dhe e ka pershëndetur nëpermjet një letre.

Sançar çmendet! Nuk mund ta besoj kur mëson se; Nare e ka marrë me vete edhe Melekun.

Nuk është vetëm mungesa e vajzës së tij ajo që e ka dëmtuar Sancar, por sepse Vajza e Ambasadorit u largua nga ai edhe një herë, si në të kaluarën…

… dhe duke mos mjaftuar kjo, Sancar ndihet i lënduar pasi Nare i ka lënë letër shokut të ngushtë të tij Gediz e jo atij, sikur po tradhtonte letrat që i kishin shkruar njëri-tjetrit për vite e vite me rradhë. I shkatërruar Sancar peshpërit sikur pret që letrat ti kthejnë përgjigje: “Pse nuk më shkrove një letër edhe mua?” Ai përpiqet të heq dhimbjen e kësaj “tradhëtie” nga letrat që ka mbajtur me vite.

Nga ana tjetër Menekshe mundohet ta ndaloj Sançarin që të mos shkoj pas Nares, duke e goditur pikerisht aty ku i dhemb. “Ajo eshte e huaj për ty, I shkroi letër një mashkulli tjetër.”

Nare, e cila beson se Akın është plagë e saj më e madhe, vendos që të mos lejojë që ky mikrob të infektojë edhe të tjerët.

Ajo ia del mbanë me planin e saj, Akın shpejt zbulon se Nare është në Barcelona.

Meqenëse është në kërkim nga policîá, ai merr një pasaportë të rreme dhe gjen mënyra të tjera për të shkuar në Barcelona.

Sidoqoftë, Akın nuk është i vetmi që mëson se ku po shkon Nare.

Sancar dhe Gediz mësojnë gjithashtu se Nare imitoi firmën e babait të saj dhe shkoi në Barcelonë.

Sancar pajtohet me ambasadorit Güven Çelebi që të shkojë në Barcelona me të dhe ta kthejë mbesën e tij përsëri.

Gjërat fillojnë e ndërlikohen kur Gediz përpiqet të shkojë pas tyre.

Tani Nare ka një problem të madh.  Ajo planifikoi që ta ndiqte vetëm Akini, por tani babai i saj, njeriu që ajo do dhe miku i tij më i mirë, së bashku me Akin, gjenden në rrugët e Barcelonës!

Lexo edhe Përse nuk kemi një fragment të dytë për episodin 8 në Sefirin Kizi?!

Por, se si do ti shkojë puna kësaj situate, presim ta shohim të hënën në episodin e 8 në stacionin turk Startv ora 20:00.

Na ndiqni me më të rejat e serialit në vajza.eambasadorit

One thought on “Episodi 8/ Çfarë do të ndodhë të hënën në Sefirin Kizi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *