Engin Akyurek/ Së shpejti me një projekt të ri në Netflix

Engin Akyurek sapo ka nënshkruar një projekt surprizë me platformën online Netflix.

Engin para dy javësh ishte në Stamboll, ku u dakortësuan me platformën në fjalë  për të nisur një projekt të ri.

Nuk ka shumë detaje rreth projektit se kur do të nisë xhirimet, çfarë zhaneri etj… ama dihet qe do jetë një super projekt, ashtu siç Engin i “qan” gjithmonë.

Kujtojmë se Engin nuk ështe hera e parë që do dalë në këtë Platformë.

Atë e gjejmë në Netflix me serialin “Kara Para Ask/Black Money Love” në krah të aktores bukuroshe Tuba Buyukustun.

Në vitet 2014-2015 ka qenë një ndër serialet më të shikuara edhe në Shqiperi pikërisht “Kara Para Ask/Dashuri dhe Diamante”.

E Kush nuk i mban mend ciftin shumë të dashur Ömer Demir dhe Elif?!

Komisar Omeri me seniorita Elif.

Momentalisht Engin e gjejmë në serialin “Sefirin Kizi/ Vajza e Ambasadorit” duke luajtur në krah të aktores  së talentuar Neslihan Atagul.
Engin në këtë serial perfaqeson karakterin e Sancarit. Seriali po ecen në hapat e duhur. Kujtojmë që edhe Neslihan ka nënshkruar një kontratë për nje projekt global.
Të dy super aktoret do i shohim  shumë shpejt në dy projekte të reja. Sigurisht do jenë aq të bukura saqë do kalojnë edhe pritshmëritë tona.

Mezi presim ti shohim perseri Engin dhe Neslin në  projekte kaq të bukura sa ata kanë bërë.

Së shpejti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *