Ekskluzive; Flet për herë të parë vogëlushja që përloti botën në ”Mrekulli në qelinë nr 7″ Nisa Sofiya Aksongur

Nisa Sofiya është një aktore e vogël që ka depërtuar thellë në zemrat e të gjithëve në të gjithë botën. Ajo u njoh për interpretimin e saj në “Adini sen koy” (2016) dhe “7 Kogustaki Mucize” (2019), ku në filmin e fundit ka përlotur gjithë botën me rolin e Ova-s.

Ajo i ka bërë të gjitha për vete, madje pothuajse të gjithë personazhet e famshëm në të gjithë botën. Sot për herë të parë në një intervistë ekskluzive vjen Nisa…!

-Nisa, shpresoj në rradhë të parë të jeni mirë të gjithë me shëndet! Ti si e kalove dhe e përjetove këtë kohën e këtij virusi COVID-19?

-Përshëndetje! Para se gjithash, ju falënderoj shumë për ftesën! Kjo kohë e Covid 19 është një kohë e mirë dhe e keqe për mua.E keqe është se unë nuk mund të shkoj në shkollë. E mira është që të gjithë në karantinë për shkak të covid 19 panë filmin tonë.

-Duke qenë se je akoma në një moshë të vogël, cila është ëndrra jote?

-Dua të bëhem aktore e madhe dhe të përmirësoj aktrimin tim me trajnime.

-Për një vajzë të moshës 9 vjeçare, sa e vështirë ka qenë të marrë pjesë në një film?

-Tani po ju them për herë të parë, zgjedhja për t’u filmuar zgjidhet midis mijëra fëmijëve është më e vështirë sesa të luash në film.

-Në çfarë moshe të është ofruar mundësia e parë për të luajtur një film?

-Roli im i parë në filmin “Locman” kur isha 6 vjeçe.

-Si je ndjerë kur ke luajtur rolin e parë?

-Roli im i parë ishte shumë emocionues, ju shihni 1-2 persona në një aparat fotografik në një ambjent ndryshe, por ka 60-70 persona mbas asaj pamjeje. Ishte shumë ndryshe!

-Prindërit e tu, si janë ndjerë kur të erdhi propozimi për filmin? A ishin kundra apo të kanë mbështetur në çdo hap?

-Meqë fillova me kërkesën e sezonit të 6-të, ata gjithmonë më mbështetën kur erdhi propozimi. Dy projekte erdhën në të njëjtën kohë.

-Tani të dalim pak tek pjesa e preferuar. E kam fjalën për filmin më të fundit “Mrekullia në qelinë numër 7”. Ti me rolin tënd atë të Ova-s, ke prekur zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën, po ti vetë në realitet, sa e ke përjetuar këtë ndjesi të rolit tënd?

-Në të vërtetë, është një ndjesi që nuk kuptohet ndërkohë që filmi po xhirohej, ndjesia merret vetëm kur shikon filmin. Stafi i këtij filmi saten ishte si ligat e kampionëve.(Buzëqesh) Pastaj, të luash në krah të Aras Bulut Iynemli është mrekulli.

-Cila pjesë të ka pëlqyer ty më shumë tek ky film?

-Skena ku kemi bërë karamele me mollë sepse ndërkohë hanim ëmbëlsirat.(Qesh)

-A i njeh shqiptarët, sepse ne jemi një popull që prekemi shumë shpejt nga këto skena filmash?

-Shqipërinë  e duam shumë, Turqinë gjithashtu ! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme.

-Shqipëria edhe pse është një vend i vogël, jemi populli më mikpritës dhe shumë të dashur se asnjë vend tjetër. A do e vizitoje ndonjë ditë Shqipërinë?

-Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja shumë të vija!

-Nëse do kishe një ofertë në Shqipëri për të luajtur një rol tek një film do pranoje?

-Do të isha shumë e lumtur, natyrisht që do të doja të luaja, pse jo!

-Me cilët personazhe të njohur në Shqipëri ke kontakte?

-Ka njerëz që kam shkruar në Instagram: Morena Taraku, Marina Vjollca e shumë të tjerë, por më ka bërë shumë përshtypje artisti Yll Limani dhe tani po pres që të më shkruajë dhe ai.

-Do të na thuash ndonjë gjë që akoma nuk e keni thënë diku tjetër? A do jesh në ndonjë film tjetër apo për momentin akoma jo?

-Seria jonë filloi dhe do vazhdojë.

-Pyetja e fundit. Çfarë do u thuash ndonjë gjë shqiptarëve?

-Unë ju dua shumë. Ju më kushtuat  shumë vëmendje, ju faleminderit shumë, patjetër që do të vij për t’ju vizituar.

-Kjo ishte intervista jonë dhe për herë të parë folëm pak për Shqipërinë.

-Shpresoj që një ditë të takohemi nëse vjen në Shqipëri!Faleminderit shumë edhe njëherë që pranove menjëherë ftesën time sapo të kontaktova. Përqafime nga Shqipëria.

-Faleminderit ju edhe njëherë për këtë intervistë që u kënaqa shumë. Kur të vij në Shqipëri ju jeni personi i parë që do telefonoj.Ju dua shumë. Të dua Shqipëri!

Intervistoi: Xhulio Doci/ intervista.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *