Çfarë do të ndodhë të hënën në Sefirin Kizi, episodi 7-të?!

Seriali Vajza e Ambasadorit (Seririn Kizi) çdo ditë e më tepër po behet edhe më interesant.

Surpriza që i la të gjithë gojëhapur në episodin e 6 ishte që Akin dhe Muga janë të lidhur së bashku. Akin ka plane të mëdha këtë episod. Por a do ti arrijë ato?!

Sancar dhe Gediz futen në burg. Përderisa djemtë janë në burg, brenga e tyre e vetme është shëtitja e Nexhdetit në liri të cilin e mendojnë ende si një kërcënim për Naren.

Vetëm një gjë do t’a qetësonte Sancarin dhe ajo është futja e Nexhdetit në burg, në mënyrë që Nare të jetë e sigurt.

Nexhdet më në fund gjindet dhe Sançar kërkon që ta dërgojnë në repartin e tij.

Kur Sançar merr vesh që ishte nëna e tij që e urdhëroi rrembimin, si një thike pas shpine e godet ky lajm!

Gjithsesi të dy djemtê ndihen të lehtesuar, për arsyen se Nare është e sigurt pas kapjes së Nexhdetit.

Por e kanë gabim, pasi në momentin që ato mendojnë se Nare tani është e sigurt, Akin shfaqet në dhomen e Nares.

Ashtu siç Nare i’a doli me vite të tëra me Akinin, ajo prapë se prapë e ka gjetur një rrugë për të shpëtuar nga ai. Ndoshta edhe përgjithmonë!

Cila është ajo mënyrë dhe çfarë tjetër do të ndodhë, pritet ta shohim të hënën ne Startv.

Sançar Dhe Gediz në burg këndojnë dhe e ndjejnë shpirtërisht këngën! Nga ana tjetër është edhe Nare duke qarë me kujtimet e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *